Conte, trajneri i Interit?

10 shkurt 2019 | 11:32

Antonio Conte dhe Interi jo vetëm që janë takuar, duke konfirmuar se “shëtitja” e ish-trajnerit të Juventusit dhe të Chelsea nuk ka qenë rastësore javën e kaluar poshtë selisë zikaltër, madje leçezi ka bërë edhe kërkesën e tij, për të marrë drejtimin e milanezëve, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Sipas asaj që ofron e përditshmja “Libero”, Antonio Conte është gati që të nisë një aventurë të re tek Interi, por në këmbim ka kërkuar një pagë prej 8 milionë eurosh, plus një seri bonusesh në lidhje me arritjen e objektivave, të cilat mund t’ia çojnë pagën vjetore deri në 10milionë euro.

Tashmë i takon krerëve zikaltër që ta mendojnë dhe ta pranojnë ose jo këtë kërkesë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera…