Courtois i pikëlluar me mënyrën e largimit nga Chelsea

08 shtator 2018 | 14:18

Thibaut Courtois ka pranuar se është i pikëlluar për reagimet e ashpra që mori nga tifozët që prej largimit nga Chelsea për t’u bashkuar me Real Madridin.

Belgu nuk stërviti me klubin anglez pas Botërorit dhe dëshironte kalimin në Bernabeu gjatë muajit gusht. Ai është i zhgënjyer me disa fansa të Chelseat që u kthyen kundër tij pasi ai dëshironte të kthehej te familja e tij në Spanjë.

“Më bëjnë të ndihem keq dhe natyrisht nuk e dinë gjithë të vërtetën”, ka thënë Courtois për Sky Sports.

“Mendoj se në mars u mor vendimi dhe mendova se klubi do ta pranonte. Nuk doja të isha toksik sepse e dua Chelsean. Më pëlqeu të luaj atje dhe jam i lumtur që fitova dy trofe të Premier Ligës, kupën e ligës dhe FA Cup”, ka thënë ai.

“Kisha shanse që të kthehesha në Spanjë që të jem afër fëmijëve. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua. E di se shumë fansa të Chelseat do ta kuptojnë vendimin tim. U dëshiroj gjitha të mirat dhe shpresoj ta fitojnë ligën”, ka thënë veç të tjerash portieri belg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba ka qenë një nga emrat më të lakuar…