Covid-19, 100 viktima dhe 1 498 raste të reja në Greqi

22 nëntor 2020 | 20:14

Për të dytën ditë radhazi numri i viktimave nga Covid në Greqi është mbi 100 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se në vendin fqinj si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 103 viktima dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid 1 498 raste të reja.

Sipas informacioneve vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja në krahasim me ditët e fundit. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve  me Covid është 91,619 mes të cilëve kanë humbur jetën 1 630 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me dëmtimet…