Covid-19, 30 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja në Maqedoni

26 nëntor 2020 | 21:47

Ministrja e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se gjatë 24 orëve janë realizuar 2,846 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 1,160 raste me Covid-19.

Sipas autoriteteve 30 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,630 humbje jete.

Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik 1,097 persona janë shëruar. Sakaq që nga fillimi i pandemisë deri më tani 58,608 persona janë infektuar me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara kanë vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale. Lidhur…