Covid-19 dhe shëndeti mendor

07 nëntor 2020 | 19:48

Hana Llabjani – FSSHK

Për disa do të thotë të punosh nga distanca, por puna e stafit shëndetësor nuk është distanca, të mësosh mënyra të reja për të qëndruar i sigurt në vendin e punës dhe përgjegjësitë e kujdesit.

Pavarësisht nga mosha ose rrethanat, është me rëndësi jetike që të kujdesemi për shëndetin mendor dhe të dimë se çfarë mbështetje kemi  në dispozicion.

Efektet psikologjike të covid-19 tek punëtorët e rinj- janë: stresi, ankthi, depresioni.

Punëtoret shëndetësorë ka disa muaj që janë duke u ballafaquar me  mbingarkesën në punë dhe me një numër të madh të të infektuarve, duke e pasur parasysh që një numër i madh i punëtorëve të moshuar,me sëmundje kronike janë liruar nga puna dhe përgjegjësia ka rënë mbi punëtoret e rinj, të cilët janë përgjigjur të parët në luftë kundër koronavirusit por edhe të parët që janë duke përjetuar stres, ankth dhe depresion.

Pra, punëtoret e rinj shëndetësorë të cilët nuk kanë pasur probleme të mëparshme të shëndetit mendor po përjetojnë stres, ankth dhe depresion.

Nga bisedat që kemi pasur me punëtoret e rinj, e po ashtu edhe gjatë monitorimit ata kanë shprehur shqetësimet e tyre në mungesë të pajisjeve mbrojtëse, oraret e zgjatura të punës si dhe kërkesa të pandërprera në punë, me pushime shumë të shkurtra apo nganjëherë edhe pa pushuar fare.

Lodhja e tepërt ka bërë që të ndihen të shqetësuar duke bartur stresin e përgjegjësisë profesionale dhe morale ndaj pacientëve të cilët i trajtojnë dhe të cilëve shumë shpesh në mungesë të resurseve të ndryshme nuk arrijnë të iu përgjigjen sipas nevojave të tyre.

Me e rëndësishmja që dua ta përmend është se ata janë duke jetuar me frikën se mund të infektohen duke e ditur që kemi një numër shumë të madh të infektuar të punëtorëve shëndetësor në Kosovë, po edhe frika e kalimit të virusit pa e ditur ku dihet që në shumë raste nuk ka simptoma klinike.

Gjithashtu edhe mundësia për ti infektuar familjaret e tyre, ku dihet se në Kosovë shumica jetojnë në bashkësi të mëdha familjare.

 

Shëndeti fizik dhe mendor gjatë pandemisë

Prandaj, për të mirëmbajtur shëndetin fizik dhe atë mendor, institucionet duhet te ndërmarrin masa për të parandaluar efektet negative të një presioni të vazhdueshëm. Disa nga masat që duhet ndërmarrë janë: kushtet adekuate të punës dhe sigurisë, pushime brenda orareve të punës dhe terapist brenda institucioneve shëndetësore.

Edhe në raste krizash, institucionet duhet të sigurojnë kushte adekuate të punës, mbrojtje dhe siguri për punëtorët shëndetësor.

Punëtorët shëndetësor duhet të kenë pushime dhe kohë pushimi midis ndërrimeve sepse puna në kushte të tilla rëndon shëndetin psikologjik të stafit shëndetësor. Gjithashtu më fuqishëm të kërkojmë që brenda institucioneve të ketë terapist në dispozicion për punëtorët shëndetësor.

Menaxhimi i stresit tek punëtoret shëndetësor sot me shumë se asnjëherë duhet të jetë prioritet, sepse vetëm duke menaxhuar stresin punëtorët shëndetësor do t’i përmbushin objektivat e tyre.

Për me tepër duhet të ruhet mirëqenia psikofizike e tyre për t’i shmangur pasojave psikologjike afatgjate.

 

Roli i Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës gjatë pandemisë

Sindikata e Shëndetësisë ka qenë mbështetje dhe zëri i punëtorëve shëndetësor.

Kjo sindikatë ka pasur një rol shumë të rëndësishëm gjatë këtyre muajve, duke kërkuar kushte të sigurta si dhe pajisje mbrojtëse, që punëtorët shëndetësor të ndihen të sigurt në vendet e tyre të punës.

Sindikata ka kërkuar nga menaxhmentet nëpër spitale që të marrin në konsideratë ekuilibrin midis jetës dhe punës së punëtorëve shëndetësor.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë vazhdojnë ti dëgjojnë me kujdes punëtorët e rinj shëndetësore për të zbuluar se cilat janë nevojat e tyre duke ditur që punëtorët shëndetësore janë në vijën e pare kur bëhet fjalë për rreziqe të reja të shëndetit publik dhe është jetike që ne si sindikatë ti dëgjojmë me kujdes se çfarë kanë për të thënë.

Ne si shtet ende nuk kemi bërë një studim që do të na jepte  një  përmbledhje me të qarte në lidhje me ndikimin e shëndetit  mendor tek punëtorët shëndetësor.

 

Përvoja ime

Që nga fillimi i pandemisë me përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës për se afërmi kemi monitoruar punën e punëtorëve shëndetësore brenda  dhe jashtë institucionit.

Edhe unë si të gjithë punëtorët shëndetësore jam prekur me shqetësimet e tyre që kanë qenë lodhja, frika dhe stresi i madh në punë.

Duke pas parasysh që periudha mars-prill-maj ishte vërtetë e rënd për ne si shoqëri, dhe duke parë pasojat më të cilat përballkëshin edhe vendet tjera të botës që janë shumë më të zhvilluara se ne, natyrisht se ishim të frikësuar.

Sepse ne ishim ata që mund të rrezikoheshim të parët. Kjo bëri jetën time  më dinamike.

Në familje time, unë nuk jam e vetmja që punojë në institucione shëndetësore. Gjithashtu në këtë fushë punojnë edhe  prindërit e mi dhe dy vëllezërit. Pra, për ne si familje fillimi ka qenë shumë i vështirë. Duke e ditur se kemi pasur shumë pak njohuri rreth virusit, çdo ditë kemi jetuar me frikën se mund të infektohemi që të gjithë dhe do mund të ndodh me e keqja që nuk dua as ta imagjinoj.

Është me rëndësi ta ndaj me ju, që është normale që të ndiheni të frikësuar, stresuar, të gjithë kemi qenë në një situate të tillë. Mirëpo ne duhet të besojmë fuqishëm se pandemia nuk do të zgjatë përgjithmonë dhe se ne duhet të jemi të bashkuar dhe të fortë për ta mundur këtë virus.

Prandaj, mesazhi im është : Mos kini frikë të flisni për shqetësimet e juaja! Ne jemi të gjithë në këtë së bashku!

(Ky artikull është prezantuar më 6 nëntor, në seminarin e organizuar nga European Public Service Unions. Autorja është Kryetare e Forumit Rinor të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i ShBA-ve, Barack Obama i është gëzuar fitores së…