Covid-19, formohen ekipet mobile të QKMF-së në shkollat e Prizrenit

20 janar 2022 | 13:12

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Arsimit Luljeta Gutaj-Veselaj, drejtoreshën e Shëndetësisë Burbuqe Berisha dhe me bashkëpunëtorë, vizituam disa shkolla dhe çerdhe në Komunën e Prizrenit.

Totaj ka thënë se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim, kanë formuar ekipet mobile të QKMF-së dhe grupet e task forcave nëpër shkolla.

“Këta akterë po kujdesen për testimin me teste rapide për fëmijët me simptoma dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Këto teste realizohen brenda objekteve shkollore nga ana e ekipeve mobile të QKMF-së. Të gjithë akterët relevantë së bashku me drejtoreshat, janë 24 orë në shërbim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për të mundësuar parandalimin e përhapjes së virusit me shpejtësi tek fëmijët”, ka thënë Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 24 gusht 1991 u mbajt Kuvendi themelues i Lëvizjes…