Covid-19 ia merr jetën edhe ish-profesorit të njohur universitar

27 mars 2021 | 19:02

Ka vdekur në moshën 84-vjeçare, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19, ish-profesori universitar Kajtaz Fazlija – Lutani, ka njoftuar familja e tij.

Fazlija kishte qenë profesor në Fakultetin e Bujqësisë. Pos Universitetit në Prishtinë, kishte punuar edhe në Universitetin e Zagrebit.

Familja ka bërë të ditur se varrimi i tij bëhet të dielën në mesditë në varrezat e fshatit Turiqec, ndërsa ceremonia do të mbahet vetëm me prezencë të rrethit të ngushtë familjar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka emëruar katër zëvendësministra në…