Covid-19 kërcënon edhe Afrikën, mbi 5 400 të infektuar

01 prill 2020 | 13:29

Në kontinentin e Afrikës të gjitha shtetet raportojnë raste me koronavirusin, duke shtuar rrezikun e një pandemie tjetër pas atyre të HIV-AIDS-it dhe ebolën që qarkullojnë në vend. Shtetet më të prekura kanë marrë masa për të mbrojtur banorët e tyre.

Edhe pse pandemia e Covid-19 nuk është shfaqur kërcënueshëm në Afrikë, liderët afrikanë i janë bashkuar aksionit global për ta luftuar sëmundjen.

Në kontinentin me rreth 1,2 miliardë banorë, janë raportuar deri tani mbi 5,400 raste pozitive me koronavirus dhe të paktën 170 persona që e kanë humbur betejën për jetën.

Shtetet turistike të prekura si Maroku, Tunizia apo Algjeria dhe Egjipti në veri po aplikojnë prej javësh masa kufizimi për udhëtimet dhe karantinim automatik.

Në Afrikën e Jugut raportohet më shumë se një e katërta e rasteve në rang vendi, dhe prej së premtes është vendosur regjimi 21-ditor i izolimit shtëpiak.

“Kemi frikë se mos sëmuremi por nuk kemi ç’bëjmë, jemi këtu për të marrë lekë për të ngrënë,” tregon një nga shumë të moshuarit në rrethinat e Johanesburgut, të mbledhur pa maska dhe mjete mbrojtëse për të përfituar ndihmën sociale.

Kombet e Bashkuara theksojnë se sistemi shëndetësor në vend është përmirësuar pasi i është dashur të trajtojë edhe epidemi të mëparshme si HIV/AIDS dhe Ebola, por kapacitetet dhe stafi mjekësor mbeten të ulëta, veçanërisht ato ekonomike, tani që industritë në Azi, Amerikë dhe në Europë kanë mbyllur aktivitetet nga pandemia.

Ekonomia e vendit në një pjesë të mirë nga turizmi.

Rreth 85 për qind e njerëzve në kontinent jetojnë me më pak se 5,5 dollarë në ditë dhe gati 70 për qind e popullsisë, në lagjet e varfra të qyteteve.

Kjo krizë ekonomike ndjehet edhe në Nigeri, ku në shkurt u shfaq rasti i parë afrikan me koronavirus.

Autoritetet kanë urdhëruar ndalimqarkullimin për 14 ditë duke krijuar vështirësi për banorët me mundësitë më të pakëta financiare.

“Erdhëm për të blerë fasule por gjithçka është shtrenjtuar, bishtajoret, orizi, vaji i palmës, madje edhe qepët. Vetëm Zoti do na ndihmojë.”

“Problemi tjetër është energjia, dhe më duhet të paguaj çdo ditë lekë për karburantin e gjeneratorit që të gatuaj, por rroga ime s’mjafton,” tregojnë dy banorë të Lagosit, qytetit më të madh nigerian.

Shpresa e vetme për tejkalimin e pandemisë në Afrikë mbeten te moshat e reja, pasi popullata e vendit në shumicë është mesatarisht deri 20 vjeç, dhe mund ta kalojnë më lehtë koronavirusin.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-talenti i Manchester United, Adnan Januzaj këmbëngul se zemra e…