Covid-19 mund të ketë qarkulluar që nga vera e shkuar, ja disa fakte

10 qershor 2020 | 09:43

Në fund të verës së 2019-ës pati një rritje të trafikut jashtë spitaleve të Wuhan-it, shumë herë më shumë se zakonisht. Gjithashtu u vu re një rritje e kërkimeve në internet rreth simptomave të ngjashme me ato të koronavirusit.

Të gjitha këto shenja hedhin dyshime rreth faktit se Covid-19 mund të jetë shfaqur shumë kohë më parë nga koha që pretendohet.


Në një studim të bërë nga Harvard Medical School u vu re një rritje dramatike e trafikut jashtë pesë spitaleve më të mëdha të Wuhan-it, rreth fundit të verës së 2019-ës.

Vendet e parkingut filluan të mbipopulloheshin, ndërkohë që e njëjta gjë po ndodhte edhe në spitale. Rezultatet tregojnë se më 10 tetor 2019, në spitalin Tianyou në Wuhan, ndodheshin të parkuara 285 makina. Pra, 67% më shumë se 171 makinat e regjistruara në të njëjtën ditë, një vit më parë.


Pasi u përhap në Kinë, koronavirusi u përhap me shpejtësi rreth e qark globit dhe më shumë se 7 milionë persona në të gjithë botën rezultojnë të infektuar deri më tani.

Nga ana tjetër, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19, kanë humbur jetën 406,776 persona.

Zyrtarët në Kinë nuk e njoftuan formalisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë rreth sëmundjes së pazakontë deri më 31 dhjetor. Kjo lëvizje e Kinës është kritikuar gjerësisht nga vendet e tjera të prekura, kryesisht nga SHBA.


“Origjina e një virusi të ri është kaq e vështirë për t’u zbuluar, por shkencëtarët dhe ekspertët në të gjithë botën po garojnë për të zbuluar sekretet e patogjenit të njohur zyrtarisht si SARS-CoV2. Detyra për studiuesit është bërë shumë më e komplikuar nga refuzimi i qeverisë kineze për të bashkëpunuar plotësisht me autoritetet shëndetësore perëndimore dhe ndërkombëtare”, thanë zyrtarë amerikanë dhe të OBSH.

“Mbulimi i raportimit fillestar të virusit nga qeveria kineze është vetëm një shembull i sfidave të paraqitura nga armiqësia e Partisë Komuniste Kineze ndaj transparencës,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për ABC News.


“Qeveria kineze ka një përgjegjësi të ndajë informacionin mbi virusin dhe të mbështesë vendet, pasi bota i përgjigjet COVID-19”.

Brownstein dhe ekipi i tij hulumtues përdorën imazhe satelitore në 2015-ën për të hetuar sesi sistemet e kujdesit shëndetësor mund të parashikonin shpërthime të sëmundjeve të ngjashme me gripin.

“Ne më parë e përdorëm këtë metodë për të matur indirekt aktivitetin e sëmundjes duke monitoruar përdorimin e parkingut në një spital në Kili, Argjentinë dhe Meksikë,” tha studiuesi Elaine Nsoesie, një profesor global i shëndetësisë në Universitetin e Bostonit i cili punoi me Brownstein në të dy projektet.

“Duke përdorur të dhënat, ne ishim në gjendje të parashikonim sëmundjet e ngjashme me gripin gjatë disa viteve.”


Për atë studim, shkencëtarët rishikuan gati 3,000 imazhe satelitore nga 2010-a deri në 2013-ën, përsëri, duke matur trafikun e makinave në spitale. Ata arritën në përfundimin se pikat e trafikut përkojnë me një shpërthim sëmundjesh të ngjashme me gripin.

“Ne kemi nevojë për metoda të reja dhe inovative për parashikimin e sëmundjes,” tha profesoresha e epidemiologjisë Anne Rimoin, drejtoresha e Qendrës për Shëndetin Global dhe Emigrant në UCLA.


“Në këtë rast specifik, të dhënat për ngjarje të tilla si rritja e trafikut spitalor, mund të shërbejnë si tregues të hershëm që vijnë nga sëmundja. Imazhet satelitore me rezolucion të lartë mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme për të kuptuar përhapjen e sëmundjes dhe zbatimin e masave të kontrollit.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wuhan-i në Kinë është bërë sërish lajm në mediat botërore,…