Covid-19 në Kosovë: 11 të vdekur, 205 raste të reja dhe 163 të shëruar

12 gusht 2020 | 15:07

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ky institut ka bërë me dije se gjatë kësaj përudhe kohore janë paraqitur edhe 205 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 163 persona.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

163 TË SHËRUAR DHE 205 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42 136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4 019.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë…