Miratohet lista e dëshmitarëve për procesin e privatizimit

12 gusht 2020 | 15:05

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka miratuar listën e dëshmitarëve.

Kjo listë përfshinë gamë të gjerë zyrtarësh me ish-funksione publike dhe private që ndërlidhen me privatizimin. Ani pse nuk është bërë publike lista me emra për secilin që do të dëshmojë, ish-ministra, ish-kryesues bordesh, udhëheqës të AKP-së, e po ashtu ish-përfaqësues të huaj në Kosovë do të dëshmojnë para këtij komisioni.

Gjatë mbledhjes se këtij komisioni, e cila është mbajtur të mërkurën janë shfaqur dilema për largimin e disa emrave si ish-zëvendëskryesuesi i bordit të AKP-së, njëherësh anëtarë i LDK-së, Naser Osmani dhe ish-përfaqësuesin e UNMIK-ut, Adrea Capusela.

Për të parin është thënë se për të njëjtën çështje ka një proces gjyqësor dhe mund të ketë ndërhyrje në drejtësi. E për përfshirjen e tij ose jo është kërkuar një interpretim ligjor nga zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa nga PDK-ja është kërkuar që ish-zyrtari i UNMIK-ut, Adrea Capusela, të largohet nga lista e dëshmitarëve për shkak, siç është thënë afërsisë me subjekte politike në Kosovë. Ndërkohë, kryetari i komisionit, Hajrullah Çeku, ka thënë se lista është bazuar në strukturën dhe kategoritë e dëshmitarëve për punën e komisionit, për të cilën tha se mund të ndryshojë. “Jam bazuar në atë strukturën që e kemi miratuar brenda planit të punës ku janë caktuar kriteret dhe kategoritë e dëshmitarëve që duhet të i ftojmë për punën e komisionit. Kjo nuk do të thotë që do t’i ftojmë të gjithë këta. Nuk nënkupton se kjo është listë përfundimtare. Në momentin që e miratojmë një listë këtu të fusim edhe një klauzolë në fund që kjo listë është dinamike. Gjatë procesin të punës nëse paraqitet nevoja të pasurojmë këtë listë me emrat të rinj”, ka thënë Çeku.

Ndërsa anëtarja e këtij komisioni nga LDK-ja, Doruntinë Maloku, ka kërkuar përfshirjen edhe të ish-ministrit të Tregtisë, Bujar Dugolli dhe largimin e bashkëpartiakut të saj, Naser Osmanit, që sipas saj për çështje të privatizimit është një proces gjyqësor karshi tij. “Ju keni paraqitur disa emra të ish ministrave që sipas funksionit kanë qenë pjesë e bordit të AKM-së së atëhershme. Por mungon emri i ish ministrit, Bujar Dugolli. Te lista e anëtarëve dhe kryesuesve të bordit e kemi çështjen tek zëvendës kryesuesi, Naser Osmani i cili momentalisht është pjesë e një hetimi dhe procesi gjyqësor në lidhje me procesin e privatizimit. Prandaj në emër të LDK-së kërkojë që të largojmë emrin e Naser Osamnit për shkak se ndodhet në një proces tjetër dhe ne nuk kemi të drejtë të interferojmë, apo të bëjmë një hetim paralel për çështje të privatizimit. Në vend të tij propozojë që të jetë ish anëtari i bordit, përfaqësuesi i sindikatave të punëtorëve, zotëri Haxhi Arifi. Tek lista e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, propozoj të jetë edhe Marie Fuci”, është shprehur Maloku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar sot pas situatës…