COVID/ Revolta e berberëve: Nuk mund të qëndrojmë ende mbyllur

28 prill 10:31

Dy berberë italianë kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të protestuar kundër masave të qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat mbajnë ende të mbyllura dyqanin e tyre.

Berberët nga Padova u lidhën me zinxhirë përpara dyqanit të tyre, pas publikimit të listës së bizneseve që do të hapen në ditët në vijim dhe sipas së cilës dyqani i tyre do të vijojë të qëndrojë mbyllur.

“Nuk mund të qëndrojmë më mbyllur”, shprehen pronarët e berberhanës “La Dolce Vita”, Agostino Da Villi e Stefano Torresin. “Jemi gati për t’u hapur. Do të respektojmë të gjitha normat që do të na caktohen, por nuk mund të rrimë më kështu”, shtuan ata.

Sipas asaj që shpjegojnë të dy pronarët, salloni është tashmë i pajisur me të gjitha sendet e nevojshme për ruajtjen e distancës sociale, duke vendosur dhe ndarje peçikllazi.

“Ne berberët jemi mësuar të punojmë me rregulla higjiene dhe kemi të gjithë materialet e nevojshme, maska, veshje, dorashka, xhel higjienizues. Conte kërkon të më bëjë të besoj se një lokal 100 m2 me dy punëtorë dhe dy klientë është më pak i sigurt se një autobus me 20 pasagjerë”, konstaton Da Villi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermanët kanë filluar të dalin me maska, si pjesë e…