Gjermania e bën detyrim maskat në markete dhe në urban

28 prill 2020 | 10:26

Gjermanët kanë filluar të dalin me maska, si pjesë e rregullit të ri për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Tashmë përdorimi i maskave është kthyer me detyrim kryesisht në transportin publik dhe në shumicën e dyqaneve të pothuajse gjithë rajoneve.

Megjithatë, rregullat gjermane ndryshojnë mes 16 shteteve. Bavaria ka rregullat më të ashpra, ndërsa në Berlin nuk është me detyrim të vendosësh maskë.

Qeveria e Merkel dhe autoritetet po veprojnë me shumë kujdes për lehtësimin e masave dhe hapjen graduale.

Studentët që do rikthehen në shkollë vetëm për të dhënë provimet do duhet të përdorin maskë me detyrim dhe të ulen në banka në distancë nga njëri tjetri.

Por shumë prej nxënësve të tjerë gjermanë po qëndrojnë në shtëpi, po ashtu fëmijet e kopshteve dhe çerdheve.

Gjermania ka 158,758 raste me koronavirus, 6,126 viktima, 114,500 të shëruar.

38,132 është numri i rasteve aktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza e Koronës krijon kushte ideale për rekrutime nga ana…