Covidi ‘godet’ Sllovakinë

17 qershor 2021 | 18:40

Kombëtarja e Sllovakisë është goditur nga Covid-19 në prag të sfidës së saj me Suedinë nesër (e premte).

Mbrojtësi Denis Vavro dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra paraditen e së enjtes duke futur frikë në kombëtaren sllovake.

Lajmin e bëri të ditur trajneri i skuadrës Stefan Tarkoviç i cili u shpreh se të dy ndodhen në gjendje të mirë dhe nuk kanë asnjë simptomë. Ndërkohë Sllovakia ndodhet në një grup me Poloninë, Spanjën dhe Suedinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Danimarka ka kaluar në epërsi kundër Belgjikës ende pa nisur…