Covidi në Izrael, nis vaksinimi edhe tek adoleshentët

23 janar 2021 | 22:48

Izraeli së fundmi ka filluar me vaksinimin e adoleshentëve. Zyrtarët e shëndetësisë kanë theksuar se rreth 30 për qind e popullsisë deri tani e kanë marrë dozën e parë.

Mediat bëjnë me dije se mbi 2.5 milion e nëntë milion banorëve që është popullsia e Izraelit e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Fushata aktualisht e bën Izraelin një ndër vendet e para sa i përket vaksinimit masiv. Adoleshentëve të moshës 16-18 vjeç nga sot e më tej do t’u jepet doza e parë.

Izraeli filloi administrimin e vaksinave në 20 dhjetor, duke filluar me profesionistë të shëndetit dhe duke proceduar shpejt edhe me të moshuarit, të sëmurët dhe grupet në rrezik, duke ulur moshën minimale të atyre që ishin më të rrezikuar, aq sa tani erdhi radha edhe për adoleshentët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 2100 persona janë arrestuar në Rusi gjatë…