Cristiano Ronaldo zbulon se një nga foshnjat e tij ka ndërruar jetë

18 prill 2022 | 20:59

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka ndarë ditën e sotme një lajm të hidhur, i cili ka tronditur familjen e tij.

Sulmuesi portugez nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka treguar se djaloshi i tij i vogël ka ndërruar jetë.

Ronaldo bashkë me bashkëshorten e tij Georgina, prisnin të sillnin në jetë dy binjakë, një vajzë dhe një djalë, por për fatin e keq, djaloshi i vogël ka ndërruar jetë.

Ndër të tjera në postim bëhet me dije se Ronaldo ka falenderuar nga zemra doktorët të cilët kanë bërë të pamundurën për ta mbajtur në jetë, por gjë e cila nuk ndodhi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina nuk mund të përjashtojë mundësinë që Rusia të sulmojë…