Cristiano Ronaldos i vdes djali

18 prill 2022 | 21:22

Cristiano Ronaldo më herët njoftoi për vdekjen e njërit prej binjakëve të porsalindur.

Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

me pikëllim njoftoi për vdekjen e djalit të tij, teksa bëri të ditur për ardhjen në jetë të vajzës.

Djali i çiftit vdiq gjatë lindjes së Georgina Rodriguezit.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte. Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, ka shkruan Ronaldo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të…