Çudit sërish Kina, kryediplomati i saj thërret në telefon homologun ukrainas

01 mars 2022 | 23:57

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, kanë diskutuar për veprimet agresore të Rusisë dhe pushtimin që ka nisur para gjashtë ditësh.

Wang i tha Kuleba-s se atij “i vjen thellësisht keq” për “konfliktin” dhe po i kushton vëmendje ekstreme dëmit “në civilët”, sipas agjencisë së lajmeve AFP duke cituar median shtetërore kineze, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të dyja palët “të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur çështjen përmes negociatave”, raportoi i njëjti burim.

Në thirrjen e tij, e cila shënon të parën mes dy vendeve që nga pushtimi rus të enjten, Kuleba i kërkoi Pekinit të përdorte lidhjet e tij me Moskën për të ndihmuar në ndalimin e pushtimit, tha agjencia e lajmeve Reuters.

Wang thuhet se ka ofruar të bëjë çdo përpjekje për t’i dhënë fund dhunës në mënyrë diplomatike, shkroi agjencia.

Javën e kaluar, duke sfiduar pritshmëritë e ekspertëve, Kina abstenoi nga një votim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte pushtimin e Ukrainës.

Disa analistë kishin pritur që Pekini t’i bashkohej Rusisë në votimin kundër mocionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është bërë kryelajm në mediat…