Curry: Do të jem gati për ndeshjen e radhës

10 qershor 2022 | 17:23

Ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry, deklaroi se do të jetë gati për ndeshjen e katërt të finaleve të NBA ndaj Boston Celtics.

Lojtari pësoi një lëndim në ndeshjen e tretë ndaj të njëjtit kundërshtar, në fund të ndeshjes të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 116-100. Vetë Curry tha se diçka e ngjashme i kishte ndodhur edhe më herët, saktësisht në mars dhe se nuk ka ndonjë telashe sa i përket kësaj çështjeje.

“E vetmja gjë që e di është se unë do të luaj. Për shkak se e kam kaluar një periudhë të tillë lëndimi gjatë sezonit të rregullt, e di se me çka do të ballafaqohem. Sapo u kontrollova mbrëmë, e kuptova se nuk kam nevojë për ta bërë ndonjë test shtesë”, ka thënë ai.

Ndeshja e katërt në mes të Golden State Warriors dhe Boston Celtics do të luhet të premten mbrëma. Aktualisht, Celtics janë duke kryesuar me dy ndeshje të fituar, përkundër një që i takoi skuadrës së Curryt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, së bashku me…