Curry e Duranti dhurojnë spektakël për Golden State, Boston i jep “leksion” Torontos

17 janar 2019 | 12:51

Golden State konsolidon edhe më shumë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 147-140 ndaj New Orleans, një sfidë mjaft e bukur dhe spektakolare. Madje mysafirët nga Orleans ishin shumicën e kohës në avantazh, por në periodën e fundit erdhi përmbysja e skuadrës së Warriors. Curry me 41 pikë e Durant me 30 pikë e 15 rebound ishin dy shënuesit me të mirë për Golden State, ndërsa për miqtë u dallua Davis me 30 pikë e 18 rebound, por që mbetën për statistikë.

Koha shtesë ka qenë fatale për Houstonin, që u mund 145-42 nga Brooklyn, ndeshje që dhuroi shumë emocione deri në minutat e fundit. Një tjetër mbrëmje magjike e Harden, me 58 pikë e 10 rebound, por që këtë herë mbetën për statistikë, pasi nuk e evituan dot humbjen. Për Brooklyn 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, me Dinwiddie që realizoi 32 pikë e 10 asistime, ndërkohë që 63 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Humbasin Clippers, që u mundën 129-109 në fushën e tyre nga Utah Jazz (Mitchell 28 pikë).

Fiton ekipi i Bostonit, që mundi 117-108 Toronton, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Lindje. Edhe pse kanadezët e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Leonard 33 pikë), në 5 minutat erdhi përmbysja e skuadrës së Celtics, ku u dallua Irving me 27 pikë e 18 rebound. Skuadra e San Antonio mposhti 105-101 Dallasin në derbin teksan, një sfidë e dueluar deri në fund, me kolektiviteti që ishte arma kryesore e skuadrës së Spurs (6 lojtarë shënuan mbi 12 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Detroit – Orlando                     120-115
Boston – Toronto                      117-108
Houston – Brooklyn                 142-145
Memphis – Milwaukee            101-111
Dallas – San Antonio               101-105
Portland – Cleveland               129-112
Golden State – New Orleans  147-140
Clippers – Utah Jazz                109-129

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso nuk është dakord me vendimet…