Curry mungon dy muaj

06 shkurt 2023 | 12:09

Basketbollisti i Golden State Warriors, kapiteni Stephen Curry, do të qëndrojë të paktën dy muaj pushim pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Dallas Mavericks.

Ai la në mes ndeshjen në periodën e tretë, ndërkohë që analizat e kryera kanë evidentuar një dëmtim të rëndë. Sipas medieve amerikane, pas kryerjes së rezonancës magnetike, Curry ka një lëndim në ligamentet e këmbës së majtë.

Lajmi është konfirmuar më pas edhe nga vetë skuadra (27 fitore, 26 humbje këtë sezon), që ka shtuar se gjendja e basketbollistit 34-vjeçar do të monitorohet herë pas here për të përcaktuar edhe datën e saktë të rikthimit të tij. Një dëmtim që vjen në një moment jo të mirë të ekipit kampion të NBA-së.

Ky është dëmtimi i dytë që pëson Curry këtë sezon, më i rëndë se ai i dhjetorit, ku qëndroi tre javë pushim. Këtë herë ai do të mungojë më gjatë dhe vështirë se Warriors këtë sezon mund të mbrojnë titullin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit