
Curry: Nëse luaj ende basketboll është sepse dua edhe një titull kampion
Në prag të sezonit të tij të 16-të në NBA me fanellën e Golden State Warriors, katër herë kampioni Stephen Curry ka folur për motivimin e tij për të vazhduar të luajë basketboll.
Ai konfirmon se ka një objektiv të vetëm: “Të fitojë një tjetër titull”. Ai e di se skuadra e Golden State nuk e nis sezonin si favorite, por mendon se mund të shtrojnë një rrugë të suksesshme drejt trofeut. “Nuk mendoj se konsiderohemi favoritë, por kemi një ekip të aftë të luajë në ato nivele”, ka thënë Curry.
“Pas gjithë atyre që kemi përjetuar në 13 vitet e fundit dhe në ato 4 sezone ku fituam trofe, t’i shtonim edhe një tjetër trofe do të ishte e jashtëzakonshme. Është i vetmi objektiv për të cilin luaj në këto momente”, ka shtuar Stephen Curry. Në moshën 37-vjeçare, ai është gati për një sezon si protagonist. Vjet ai pati një mesatare prej 24.5 pikësh, 6 asistime e 4.4 rebound për ndeshje. Falë tij, Warriors e mbyllën në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit.