Prishtina dhe Ferizaji ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

07 dhjetor 2025 | 15:08

Prishtina ka barazuar 1-1 ndaj Ferizajt në ndeshjen e xhiros së 16-të të Albi Mall Superligës, duel i zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Ilievski në minutën e 51-të, duke kaluar Prishtinën në epërsi.

Ferizaj reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 60-të me Veliun, i cili realizoi nga pika e penalltisë.

Me këtë barazim, Prishtina ngjitet në pozitën e dytë të tabelës me 27 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet në vendin e parafundit me 16 pikë, duke vazhduar luftën për mbijetesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e jashtëzakonshme të…