Gjilani mposht Llapin

07 dhjetor 2025 | 15:11

Skuadra e Gjilanit ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës në futboll, pasi ka regjistruar ndeshjen e pestë rresht pa humbje.

Gjilani, të dielën në shtëpi triumfoi ndaj Llapit, ekip që e mposhti me rezultatin 3:0.

Për Gjilanin, kjo është fitorja e tretë në pesë ndeshjet e fundit, ku i ka regjitruar edhe dy barazime.

Me triumfin ndaj Llapit, Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 22 pikë, dy më shumë se skuadra nga Podujeva që ka rënë në pozitën e shtatë dhe ka regjistruar distafën e dytë rresht.

Të tre golat, Gjilani i shënoi në pjesën e dytë pasi pjesa e parë përfundoi pa gola kurse Llapit në minutën e gjashtë iu përjashtua kapiteni Axel Gnapi direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj portierit vendas.

Sabit Bilali (47’), Mevlan Adili (57’) dhe Senad Jaroviq (87’) shënuan golat për të vulosur fitoren bindëse të skuadrës së Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka barazuar 1-1 ndaj Ferizajt në ndeshjen e xhiros…