Curry vendimtar në fitoren e Golden State 

23 shkurt 2018 | 12:30

Kampionët e Golden State e nisen me fitore këtë fazë të kampionatit pas pushimeve për “All Star Game”, duke e mposhtur 134-127 Clippersat, ndeshje në përgjithësi e dominuar nga basketbollistët vendës.

Curry ishte magjik në fushë, duke realizuar 44 pikë e 10 asistime, ndërsa Duranti e mbylli me 24 pikë, duke i dhuruar suksesin e 46-të sezonal skuadrës së Warriors. Zhgënjen sërish skuadra e Clevelandit, që u mund 110-103 në fushën e saj nga Washington, humbja e 24-t sezonale. Minutat e fundit ishin dramatike, me Beal që realizoi 18 pikë, mbështetur edhe nga Oubre e Satroransky me nga 17 pikë secili. Për Cavaliers u dallua LeBron James me 32 pikë, por i vetëm e pati të pamundur t’i dhurojë fitoren ekipit të tij.

Rezultatet: Charlotte – Brooklyn 111-96, Orlando – New York 113-120, Chicago – Philadelphia 115-116, Cleveland – Washington 103-110, Sacramento – Oklahoma 107-110, Golden State – Clippers 134-127.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e derivateve “AL Petrol” edhe këtë vit, për herë…