Curtis Jones drejt Interit
Mesfushori Curtis Jones ishte afër kalimit te Interit gjatë janarit, mirëpo ende është në shënjestrën e Interit.
Me Scudetton e 21-të të siguruar dhe të festuar, Interi tashmë po shikon drejt së ardhmes dhe planifikimit të një tregu transferimesh që do të jetë i rëndësishëm.
Shumë lojtarë do të largohen dhe shumë të tjerë do të mbërrijnë, me dy fusha në veçanti që po kalojnë një mini-revolucion: mbrojtja dhe mesfusha.
Lojtari ishte shumë afër kalimit te Interit gjatë dimrit. Në atë kohë, u arrit një marrëveshje në parim me lojtarin, por Liverpooli, i paaftë për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm, nuk e la të shkonte.
Tash gjërat janë më të qarta dhe Jones pritet që në fillim të qershorit ta bëj hapin e ardhshëm në karrierë, të luaj në Serie A.



