Daçiqi: Kosova është e imja, aq sa është e Thaçit dhe Kurtit

14 janar 2021 | 12:24

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Serbisë, Vladimir Kostiq se Kosova nuk është serbe.

Ai për portalin serb “Kosovo online” ka thënë se “edhe nëse dikush mund të pajtohet me deklaratën e Kostiqit se Kosova nuk është serbe, dikush mund të thotë gjithashtu se Kosova nuk është shqiptare”,

“As Serbia nuk ka sovranitet të plotë mbi tërë territorin e Kosovës, as Kosova, si një shtet gjoja i pavarur, nuk ka sovranitet të plotë mbi tërë Kosovën. Ky është thelbi i problemit ”.

“Kosova është po aq e imja, siç është edhe e Thaçit dhe Kurtit. Kjo është arsyeja pse është shumë më mirë të negociohet, dhe nëse dikush është fajtor për krime, atëherë ai duhet të mbajë përgjegjësi për ato krime’, ka thënë Daçiqi.

Ai ka theksuar se nuk kanë qëllime të fshehura në lidhje me Kosovën, dhe se duan një kompromis, i cili sipas tij duhet të ketë “parasysh interesat e serbëve dhe shqiptarëve”.

“Nëse dialogu do të jetë i suksesshëm, ai mund të bazohet në atë. Nëse nuk ka ndonjë propozim për një kompromis, nuk ka asnjë iniciativë që do të çojë që Serbia të pranojë diçka”, është shprehur Daçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, ka bërë me dije se një femër…