Daçiqi: Nuk do të jem kryeministër i Serbisë

07 qershor 2023 | 14:46

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë të mërkurën se është i pasaktë lajmi se po shqyrtohet mundësia e zgjedhjes së tij si kryeministër në rast të dorëheqjes së Ana Bërnabiqit.

“Kjo nuk ka qenë fare temë dhe as nuk është përmendur në bisedën time të djeshme me presidentin Aleksandar Vuçiq, por planet dhe qëllimet e bashkëpunimit tonë në periudhën e ardhshme”, ka thënë Daçiqi për “Tanjug”.

Disa media në Serbi kanë raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e konsideron Daçiqin si kryeministër të ri në rast se  Ana Bërnabiq largohet nga ky post.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Riinvest ka mbajtur debat me temën “Dekarbonizimi dhe taksa…