“Daily Mail” paralajmëron shkarkimin e Mourinhos

30 shtator 2018 | 18:23

Gjerat nuk po shkojnë aspak mirë në skuadrën e Manchester United për trajnerin Jose Mourinho.

Portugezi ka prishur marrëdhëniet e tij me një pjesë të mirë të lojtarëve të skuadrës dhe ajo që thellon dhe më shumë krizën e tij te “djajtë” janë rezultatet e arritura së fundmi.

Humbja ndaj West Hamit ka bërë që të rrezikohet qëndrimi i tij në “Old Trafford”. Ndërsa sipas asaj që bënë me dije “Daily Mail” flitet se drejtuesit dhe lojtarët kanë folur në lidhje me largimin e portugezit nga Unitedit  dhe duket se është vendosur se ai do të shkarkohet javën e ardhshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka hedhur poshtë pretendimet se ajo…