Daja: Kemi bërë një ndeshje të mirë karshi një kundërshtari të fortë

22 shtator 2023 | 15:17

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka nuk pati fat në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, ku u mposhtë minimalisht me shifrat 1-0.  Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja e cilësoi pozitive ndeshjen për ekipin e tij.

“Në fazën e mbrojtjes kemi bërë goxha mirë. Kemi pasur edhe ne situatat tona. Me një kundërshtar si Plzeni, në stadiumin e tij, kemi bërë një ndeshje të mirë karshi një kundërshtari shumë të fortë. Goli u shënua me devijim dhe fati ishte me kundërshtarin. Kam çfarë t’ju tregoj çunave. Ka shumë gjëra pozitive kjo ndeshje. Nuk fshihemi në fushë. E kontrollojmë topin më shumë se kundërshtari. Rastet që i kemi krijuar ishin me qarkullim të topit. Kemi bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje të vështirë”, ka thënë Daja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe…