Dajaku del pozitiv me Covid

21 prill 2021 | 16:04

Futbollisti i Union Berlin, Leon Dajaku, ka rezultuar pozitiv në testin e tij të fundit për koronavirus.

Dajaku nuk ka pasur kontakt me skuadrën për shkak të një lëndimi dhe kështu që pjesa tjetër e skuadrës nuk është prekur.

Ai është karantinuar me familjen e tij në Shtutgard. Menaxheri i Union Berlin, Oliver Ruhnert, ka bërë të ditur që mesfushori shqiptar, pas shërimit nga koronavirusi do të vazhdojë rehabilitimin nga lëndimi në Stuttgart.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës…