Daka e lëshon sërish mbledhjen për shkak të Kurteshit: ‘Boll ma me këto sjellje’

02 mars 2021 | 15:41

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e ka lëshuar sërish mbledhjen me arsyetimin se sjelljet e anëtarit të Vetëvendosjes në këtë komision, Sami Kurteshi, nuk ishin në nivelin e duhur.

“Mbledhjet tona janë shndërruar në diçka që kurrë s’kanë qenë, duke ju falënderuar Sami Kurteshit”.

“Boll ma me këto sjellje që nuk janë në nivel”.

“Konsideroj që mbledhja nuk mundet me vazhduar për shkak të sjelljes së Kurteshit”, ka thënë Valdete Daka dhe më pas të gjithë e kanë lëshuar mbledhjen.

Ndërsa Kurteshi ka akuzuar Dakën për shkeljen e Planit operacional të zgjedhjeve.

“Ne kemi me fituar dhe e bëjmë pushtetin, por mos ndërhyni kur flasim unë dhe zotëri Rama se kjo është arsyeja që i keni humbur zgjedhjet me këtë mediokritet. Unë po diskutojë për dokumentet dhe ligjet që i kemi para. Ju po shkeli të drejta, të trajtohet të gjithë ata njerëz që ju është shkelë e drejta e kundërshtimit dhe apelit. Ju ka shkelë njerëzve të drejtën e ankesës. E kemi shkelë planin operacional”, ka thënë Kurteshi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Azizi Kur të kthehem do lulëzojnë Sythat e lodhur…