Daka me pasaportë shqiptare në Tiranë, por nuk do të votojë, tregon arsyen

25 prill 2021 | 11:51

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në krye me kryetaren, Valdete Daka, është duke e vëzhguar nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ata kanë vizituar Qendrën e Votimit “Qemal Stafa”, në Tiranë ku po implementohet projekti i “Identifikimit Biometrik”.

Me këtë rast, Daka ka thënë se implementimi i një projektit të tillë në Kosovë kërkon ndryshime ligjore.

“Kërkon ndryshimet e nevojshme ligjore. Nuk e besoj që ky projekt do të mund të zbatohet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Do të shqyrtohet si projekt për zgjedhjet e ardhme parlamentare që do të mbahen në Kosovë”, ka thënë Daka.

Më tutje, Daka ka thënë se ka pasaportë shqiptare, megjithatë nuk do të votojë.

“E gjithë familja ime ka pasaportë shqiptare. Jo, për shkak të afërsisë me ndonjë politikan por se nëna ime është nga Shqipëria. Ka pasur nënshtetësi shqiptare. Unë nuk do të votojë në këto zgjedhje, sepse konsideroj që duhet të votojnë ata që japin kontribut në shtet. Unë jetoj dhe punoj në Kosovë. Konsideroj që vota ime duhet të hidhet në Kosovë”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga rreth 15 mijë profesionistë shëndetësorë sa ka Kosova në…