Daka takohet me zëvendësshefin e misionit të ekspertëve të zgjedhjeve nga BE-ja

26 shkurt 2021 | 13:03

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka pritur në takim zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (BE), Marian Gabriel.

Daka ka falënderuar BE-në për interesimin e shprehur për të përcjellë procesin e zgjedhjeve në vendin tonë, duke theksuar se vëzhgimi i zgjedhjeve për KQZ-në, është i rëndësisë së veçantë pasi në këtë mënyrë rritet besueshmëria në procesin zgjedhor, por edhe gjetjet e vëzhguesve shërbejnë për përmirësimin e proceseve të ardhshme.

Ajo ka përsëritur faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka arritur që suksesshëm të organizojë ditën e zgjedhjeve, pavarësisht kohës së shkurtër që ishte në dispozicion të KQZ-së për të bërë përgatitjet.

Ndërsa zëvendës shefi i Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE, Marian Gabriel, ka treguar se ky mision ka mbuluar procesin e përgatitjet së zgjedhjeve, votimin dhe numërimin.

Ai e ka njoftuar kryetaren e KQZ-së se ky mision do të përgatisin një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson iu nënshtrua një operacioni në…