Operohet kapiteni i Liverpoolit

26 shkurt 2021 | 13:01

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson iu nënshtrua një operacioni në “adductor”, pasi u dëmtua javën e kaluar në ndeshjen e Premier Ligës kundër Everton.

Mesfushori anglez menjëherë do të fillojë një program rehabilitimi, por kthimi i tij në fushë përjashtohet deri pas ndërprerjes ndërkombëtare në mars, kur kombëtaret angleze do të luajnë ndeshjet e para kualifikuese.

Trajneri Jurgen Klopp duhet të bëjë edhe pa të, ndërkohë që disa dëmtime të tjera me peshë i kanë penalizuar së tepërmi “Reds”, për të dalë nga gara për titull qysh tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndaj 11 të arrestuarve në rastin “Subvencione 2021” është caktuar…