Daku ia sjell fitoren Kukësit

03 nëntor 2019 | 17:31

Ekipi i Shpëtim Duros, Kukësi e ka ftuar me rezultatin 1-0 ndeshjen ndaj Flamurtarit, në një ndeshje që nuk dhuroi aspak emocione. Skuadra verilindore nuk bind, madje mund të kishte humbur, nëse Xhika nuk do të ishte kthyer në “hero”.

Pjesa e parë nuk dhuroi shumë emocione me të dy ekipet që nuk sulmuan me forca të shumta. Niveli i lojës nuk ishte më i miri dhe të dy ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0. Pjesa e dytë nisi mirë për verilindorët. Sulmuesi Marlind Daku kaloi Kukësin në avantazh në minutën e 57-të. I riu mori një top të mirë në shtyllën e dytë dhe e dërgoi në rrjetë.

Flamurtari reagoi me Sukajn në dy momente, por Xhika bëri mrekullinë. Hoxhaj goditi traversën, por sërish vlonjatet dolën pa pike nga kjo sfidë. Kukësi kap vendin e parë me 18 pikë, ndërsa vlonjatet mbeten në fund të tabelës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma dhe Napoli kanë filluar bisedimet për transferimin e mbrojtësit…