Dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita – Viktoria Plzen

31 korrik 2023 | 14:47

Klubi i Dritës ka nxjerr sot në shitje biletat për ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj çekëve të Viktoria Plzen.

Është një çmim shumë i arsyeshëm, pasi bileta më e lirë është 3 euro në Veri, derisa në Lindje kushton 5 euro dhe në Perëndim 7 euro. Bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që kushton 25 euro.

Biletat kanë dal në shitje para Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Drita ka njoftuar se biletat do të shiten gjatë këtyre tre ditëve në qytetin e Gjilanit, derisa ditën e ndeshjes do të dalin në shitje edhe në kryeqytet.

Drita do të përballet me Viktoria Plzenin në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të enjten me fillim nga ora 20:00.

Në sfidën e parë të zhvilluar në “Doosan Arena” në Plzen, dy skuadrat u ndanë në paqe pasi luajtën baras 0-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…