Dalin pagat për punëtorët e shtetit

27 prill 14:44

Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin prill.

“Ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë. Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë të punësuarve në Kosovë u uron Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i futbollit spanjoll, Andres Iniesta ka njoftuar në një…