Iniesta largohet nga Barcelona

27 prill 2018 | 14:44

Ylli i futbollit spanjoll, Andres Iniesta ka njoftuar në një konferencë për shtyp se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Barcelonën, duke vërtetuar zërat që kishin disa javë që qarkullonin për largimin e tij.

Me lot në sy gjatë të gjithë prononcimit të tij, mesfushori spanjoll bwri me dije se është i lumtur që ka kaluar të gjithë karrierën në elitë, me një skuadër si Barcelona.

“Ndihem krenar dhe i qetë, pasi objektivi im i vetëm ishte të triumfoja në këtë klub dhe ia kam arritur. I kam dhënë gjithçka klubit, si futbollist dhe si njeri”, ka deklaruar Iniesta.

Në 30 qershor, mesfushori do të jetë zyrtarisht një futbollist i lirë. Ajo që nuk dihet akoma është skuadra me të cilën do të luajë nga 30 qershori e më tej, por mendohet se do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me një klub kinez. Në kampionatin kinez, ndërkohë që do të luajë, do të krijojë edhe kampe futbolli për fëmijë, raporton “TCH”.

Vetë Iniesta nuk i konfirmoi këto zëra, duke thënë vetëm se, përveçse në Evropë, mund të luajë kudo tjetër. “E përjashtoj Evropën pasi nuk dua të përballem me Barcelonën”, ka shtuar Iniesta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Shkollës së Mesme “Ekonomia” e ka mposhtur në…