Dalin pamjet e sulmi në klubin e homoseksualëve, momenti kur ekstremisti islamik qëllon ndaj turmës (VIDEO)

26 qershor 2022 | 18:05

Dy të vdekur dhe 21 të plagosur ishin pasoja e një sulmi me armë në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një lokal nate në Oslo,  i frekuentuar nga pjesëtarë të komunitetit LGBTQI+.

Mediat norvegjeze kanë publikuar pamjet e sulmit tragjik ku shihet momenti kur personi i armatosur qëllon me armë ndaj njerëzve të pranishëm në rrugën përballë London Pub. Të shtënat ngjallën panik mes të pranishmëve.

Në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi Zainar Matapur, 42-vjeç, një ekstremist islamik. Hetuesit thanë se ndaj autorit janë ngritur akuza për terrorizëm.

Ai është shtetas nga Norvegjia, por ka ardhur si emigrant në këtë vend që në vitet ’90. Origjinën e ka nga rajonet kurde të Iranit, ndërsa është radikalizuar me kalimin e kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit në vendin tonë janë shtuar rastet e…