Dalin pamjet, rojet e Mbretit Charles jetojnë në kushte më keq se burgu, minj dhe plehra kudo

03 prill 2023 | 13:04

Rojet e Mbretit Charles janë të detyruar të jetojnë në kushte të mjerueshme, sipas një raporti të Daily Mail.

Raporti u gjet brenda kazermave mbretërore të mbushura me minj dhe ushtarët e gardës së Mbretit Charls jetojnë në kushte ‘më keq se burgu’.

Imazhet tronditëse të publikuara nga gazeta zbulojnë kushtet e mjerueshme që duhet të durojnë rojet mbretërore në një nga kazermat më të famshme të Britanisë.

Fotot e grumbujve të mbeturinave, tualeteve të bllokuara dhe kushteve të tjera tronditëse janë marrë brenda kazermës Wellington, e cila është vetëm 300 metra nga Pallati Buckingham.

Ushtarët kanë marrë për detyrë të mbrojnë Mbretin dhe pallatet mbretërore që nga viti 1660 deri në ditët e sotme, dhe janë fotografuar nga miliona turistë nga e gjithë bota teksa qëndrojnë roje jashtë Pallatit Buckingham të veshur me veshje të plota ushtarake./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare…