Dalin pensionet e moshës dhe ato kontributdhënëse
15 prill 2026
| 16:03
Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar të gjithë pensionistët se sot (e mërkurë) është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe atyre kontribuues.
Sipas njoftimit nga kjo ministri, numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuuese është 272 mijë e 23.
Po ashtu, ministria ka njoftuar se ka bërë alokimin e pensioneve edhe për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile, gjithsej 14 mijë e 279 pensionistë.
“Të gjithë përfituesit e pensioneve, që nga pasditja e sotme mund t’i tërheqin në bankomatet më të afërme apo përmes familjarëve të autorizuar”, ka njoftuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.



