Daliqi: Ronaldo është egoist

02 shtator 2018 | 14:57

Trajneri i kombëtares kroate, Zlatko Daliq mbron kapitenin e tij Luka Modriq, i shpallur lojtari i vitit nga UEFA dhe sulmon Cristiano Ronaldon.

“Nuk ia vlen që unë të flas. Mungesa e tij në ceremoninë e UEFA-s dhe ato komente që çmimin e fitoi Modriq tregojnë atë që unë e them prej kohësh: Ronaldo është një egoist dhe nuk do ta doja kurrë në skuadrën time. Është ai lloj lojtari që mendon vetëm se ‘nuk ka rëndësi nëse humbasim, e rëndësishme është që unë të shënoj’”, ka thënë Daliq, i cili zbuloi se ishte surprizuar nga tërheqja e Mandzukiq nga kombëtarja, pasi vetëm 24 orë përpara vendimit kishte folur me të dhe nuk i kishte thënë asgjë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fustan i zi i shkurtër i Dukeshës së Sussex,…