Dallasi triumfon ndaj Houstonit

25 nëntor 2019 | 14:54

Pesë fitore radhazi për Dallas Mavericks dhe sërish paraqitje mbresëlënëse e Luka Donqiq.

Talenti 20-vjeçar slloven ishte protagonist absolut në suksesin e skuadrës së tij 123-137 në parketin e Houston Rockets, ku iu kushtua më shumë rëndësi spektaklit sesa lojës mbrojtëse, sidomos në pjesën e parë, që u mbyll me avantazhin e thellë 29-45 të Mavericks. Rockets arritën ta ngushtonin në vetëm 5 pikë diferencën në fillim të periodës së fundit, por Donqiq vendosi të mbyllte llogaritë e në fund rezultoi lojtari më i mirë i ndeshjes me 41 pikë, 10 asistime e 6 “rebound”.

Ndihmëse të madhe në këtë sukses të Mavericks dha edhe Tim Hardaway me 31 pikë, ndërsa për Rockets James Harden iu afrua “triple-double” me 29 pikë, 11 asistime dhe 8 “rebound”.

Edhe Los Angeles Clippers shënuan fitoren e pestë radhazi, duke iu imponuar 134-109 New Orleans Pelicans në “Staples Center”. Paraqitje super e Montrezl Harrell, autor i 34 pikëve dhe 12 “rebound”-eve, ndërsa Kawhi Leonard e Paul George realizuan respektivisht 26 dhe 18 pikë. Për miqtë më i miri rezultoi Ingram me vetëm 24 pikë. Po në Perëndim, Denver Nuggets mposhtën Phoenix Suns 116-104. Vendimtare perioda e katërt, gjatë së cilës Jokiq me shokë shënuan një rezultat të pjesshëm në favor 37-27. Shënuesi më i mirë rezultoi Millsap me 23 pikë. /SS/

Rezultatet

Houston R. – Dallas M.                    123-137
New York K. – Brooklyn N.             101-103
Washington W. – Sacramento K.   106-113
Denver N. – Phoenix S.                     116-104
LA Clippers – New Orleans P.         134-109

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia e Ditës së Forcës - Ushtrisë së Kosovës do…