Dallavere me listat e veteranëve të UÇK-së, arrestohet një person në Klinë

29 maj 2019 | 16:10

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë me dije se të mërkurën me urdhër të Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Klinë, ka realizuar bastisje në koordinim me Policinë e Kosovës, në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Gremnik të komunës së Klinës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Xh.M., janë gjetur dokumentacione të falsifikuara që ndërlidhen me listat e veteranëve.

I dyshuari Xh.M. është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa prokurori i shtetit për të lartcekurin ka marr aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Javën e kaluar, Prokuroria Themelore e Pejës, lidhur me listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 21 personave, për veprat penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe kryeministrin…