
Dalshim faqebardhë para Zotit dhe historisë!
Nga Hisen BERISHA
Kombi shqiptar nuk guxon më ta rifitojë lirinë e tij në emër të humanizmit e shpëtimit nga gjenocidi!
Ta ngrisim nivelin e edukimit në shkolla e në familjet shqiptare!
I nderuar kryetar i Kuvendit, kryeministër, ministra, prani ndërkombëtare, media, në veçanti ju të nderuar përfaqësues të popullit!
Si deputet për herë të parë në foltoren e Kuvendit, dua të dedikojë një falënderim për Zotin dhe dëshmorët e lirisë, partnerët tanë strategjik dhe të gjithë ata që sakrifikuan, që ne të kemi sot liri, shtet dhe institucione demokratike.
Të dashur qytetarë të Republikën e Kosovës, të gjithë ju që votuat PDK-në dhe Hisen Berishën, ju që votuat tjetër parti por edhe Ju që pa vetëdije fyeni etikën e familjeve tona, me gjuhë jo tradicionale, Ju falënderojë të gjithëve, veçanërisht ju që davaritët dyshimin tim në rrugën më pak të njohur të politikës, që hapat e parë i bëri në demaskimin e neokomunistëve të sponsorizuar nga armiqtë e pavarësisë së Kosovës!
Fushata e zgjedhjeve të parakohshme të tetorit, 2019, fillojë nën thirrjen manifest, “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”!
Tani më ishte evidente bashkëqeverisja e dy komponentëve kobndjellëse për Kosovën.
Të gjitha pritjet nga mentorimi surrojan i prezantuar nga mediokritetit i kryeqeveritarit të sotëm, ndodhën, u sqaruan dilemat dhe Republika e Kosovës e përjetojë 50 ditshin më të errët të qeverisë kombinaturë neo dhe komuniste.
E errët, jo vetëm ngase u akuzuan presidenti, kryeministri, kryetari i kuvendit dhe e tërë UÇK-ja, por ndodhi ajo që askush nuk e kishte parashikuar, distancimi nga partneri strategjik i shqiptarëve ShBA, si dhe filloj distancimi i politikës së jashtme të ShBA-së nga Republika e Kosovës.
Të ndodhur në situatë të vetëshkatërrimit shtetërorë, kuadro të shkolluar universiteteve të perëndimit – brenda LDK-së, u distancuan nga mashtrimi dhe u rreshtuan rreth të urtit, të pa korruptuarit, konsistentit ish-kryeministrin Hoti, i cili e hoqi shtetin e Kosovës nga para mesjeta ortodokse sllave, për ta rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, aty ku dinjitetshëm e prezantoj, aty ku shtetësia e Kosovës u njohë nga Izraeli, duke rilidhur pandashëm, institucionalisht rrugëtimin modern, duke e bërë të falënderuar kombin shqiptarë në përgjithësi për mbrojtjen e hebrenjve nga gjenocidi fashist, për çka në emrin tim personal e falënderojë z. Hoti për këtë vendim burrështetasi!
Pse bëra këtë rezyme?
Të gjithë Ju qytetarë shqiptarë, që nacional demokracinë e keni trashëgimi familjare apo kulturë edukative, ju ftojë të rigrupohemi përreth PDK-së dhe së bashku ta shpëtojmë përfundimisht edhe një herë Republikën e Kosovës – shtet i pavarur e sovran; ta inkuadrojmë në NATO dhe ta afirmojmë Ushtrinë e Kosovës, duke kontribuar në luftërat moderne që po zhvillon njerëzimi në mbrojtje të të drejtave të secilit komb/shtet, veçmas këtu në Evropë.
Kombi shqiptarë nuk guxon më ta rifitojë lirinë e tij në emër të humanizmit e shpëtimit nga gjenocidi. Por detyra e parë e nacionaldemokracisë shqiptare, është që ta zhvillojmë shtetin dhe Ushtrinë e Kosovës përmbi kërcënimet e vjetra apo të reja!
Ta ngrisim nivelin e edukimit në shkolla e në familjet shqiptare mbi vlerat nacionale, konservatore djathtiste, ashtu që kurrë më fëmijët tanë, të mos bien pre e mashtrimeve komuniste mbështjellë me ambalazhim kombëtar mashtrues!
I bindur se do të ia dalim, i bashkëngjitëm grupit të deputetëve të PDK-së dhe me të gjithë Ju, në Kuvendin e Republikës së Kosovës! Zoti na bekoftë rrugën përpara!
Krejt në fund, meqë paraqitja ime e parë po bëhet shumë afër mbajtjes së takimit të Brioneve dhe meqë aty u ritheksua edhe njëherë “Ballkani Perëndimorë“ dua të theksoj se kush është ky “Ballkan Perëndimorë?!
Pra Shqipëria, Maqedonia e veriut, Kosova, Mali i zi dhe Serbia, krejt këto tokat Ilire- shqiptare, të ndara që nga Kongresi i Berlinit, kur njohu mbretërimin serb mbi to.
Edhe tani po ajo Evropë, nga albanofobia e saj, po na mban të izoluar, diçka e tejkaluar në civilizimin evropian ashtu siç dokumente e mekanizma ndërkombëtarë që tashmë janë tejkaluar në procesin e zhvillimit politik institucional dhe janë kthyer në pengesë të avancimit të Kosovës si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Prandaj, për të hapur këtë DRY të ndryshkur, në cilësinë e deputetit, i propozojë grupit parlamentar për politikë të jashtme, formimin e një komisioni të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrë ofensivë diplomatike gjithandej Evropës, për të kërkuar ndaljen e persekutimit evropian ndaj kombit më të lashtë!
Zoti na ndihmoftë në rrugën tonë!
Ju faleminderit!
DALSHIM FAQEBARDHË PARA ZOTIT E HISTORISË!
*Fjalimi i parë i deputetit Hisen Berisha në Kuvendin e Republikës së Kosovës