Daniel Godelli: Shteti më ka harruar, kam fituar 50 medalje

06 prill 2023 | 14:31

Shtatë nga sportistët elitarë të Shqipërisë dhe Kosovës në shumësportësh u vlerësuan të enjten nga qeveria e Shqipërisë me gradën “Kolonel”, duke qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Shtatë nga sportistët elitarë të Shqipërisë dhe Kosovës në shumësportësh u vlerësuan sot nga qeveria e Shqipërisë me gradën “Kolonel”, duke qenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe Daniel Godelli, peshëngritësi që ka fituar 50 medalje dhe ka ngritur lart flamurin kuqezi. “Trishtim”, thotë peshëngritësi, që duket se është harruar nga shteti.

“Marr shkas nga ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve ‘Elitar’ si pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po shikoja sot kudo në TV, nderimin që i bëhet sportit dhe realisht u gëzova shumë që më në fund sporti po arrin të marri vlerat e duhura, pak vonë por më mirë vonë se kurrë. Bashkë me gëzimin që përjetova për kolegët e mi të cilëve ua di vuajtjet sepse jemi bashkë në këtë rrugë prej vitesh kush më lart e kush më poshtë në rezultate, përjetova edhe një trishtim! Shteti im, atdheu ku unë u linda, u rrita dhe nuk u largova edhe pse ofertat ishin të pafundme, më kishte harruar? Pse vallë? A nuk e di shteti im se kush jam unë? A nuk e di shteti im që unë Daniel Godelli i kam dhuruar atdheut tim mbi 50 medalje. Flasim këtu për medalje ari, argjendi e bronzi. Besoj se shteti im nuk e ka harruar që unë jam i vetmi kampion bote në dygarësh që Shqipëria ka deri më sot për 20-vjeçarët”, ka thënë Godelli.

Me pas Godelli vijon më pas me historinë e dopingut dhe lojën e federatës me peshëngritësit, duke thënë se vuajti dënimin dhe u rikthye si kampion në 2017.

“Unë jam po ai sportist si disa nga kolegët e mi aty në podiumin e nderit sot që kemi pasur një problematik me dopingun, por ndryshe nga ata unë e provova që isha i pafajshëm dhe kurrë nuk heshta për të treguar që dopingu nuk ishte zgjedhje e imja, por e të tjerëve. Gjithsesi unë dënimin e vuajta të plotë, dhe u riktheva në 2017 si kampion i Evropës në stilin e shkëputjes. Ua provova edhe një herë që unë rezultatet i kisha të arritura me gjak e me shpirt dhe ajo që ndodhi ishte kurban i lojërave të pista në kupolën e federatës që jo pak sportistë të shteteve të ndryshme e deklaruan dhe e faktuan edhe me një libër të botuar. Gjithsesi pak rëndësi ka kjo tani çdo gjë kaloi dhe unë u riktheva sërish me mundësit e mia si kampion i Evropës sikurse e përmenda më lart”, ka shtuar Godelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata ka degraduar me kapitenin e Serbisë. Dusan Tadiç kishte…