Danimarka kualifikohet në çerekfinale të “Euro 2020”

26 qershor 2021 | 20:05

Danimarka është skuadra e parë çerekfinaliste në “Euro 2020”. Skuadra nordike ka shkatërruar 4-0 Uellsin në Amsterdam, duke zhvilluar një ndeshje fantastike.

Kasper Dolberg ishte protagonist me dy gola. Sulmuesi fillimisht zhbllokoi rezultatin me një eurogol nga distanca në minutën e 27-të. Në fillimin e së dytës ai do të shënonte sërish, duke përfituar nga një gabim në mbrojtje i uellsianëve.

Në fundin e ndeshjes, Joakim Maehle kontrolloi mjaft mirë topin dhe më pas goditi fortë me të majtën, duke mposhtur portierin Ward për herë të tretë. Në shtesën e ndeshjes kishte kohë edh për një tjetër gol të Braithëwite, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Uellsit. Danimarka në çerekfinale do të përballet me fituesin e çiftit Holandë-Çeki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse tri ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara…