Dardan Gashi: Jam pjesë e Nismës Socialdemokrate

23 gusht 2019 | 12:26

Gjatë nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor në mes të partisë së Fatmir Limajt, Nismës Socialdemokrate dhe asaj të Behgjet Pacollit Aleanca Kosova e Re, ish-ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ishte parë në këtë takim.

I kontaktuar nga “Front Online”, Gashi ka konfirmuar se tashmë është bërë pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate.

“Po, unë jam pjesë e Nismës. Aderimi është një hap formal por unë jam bërë pjesë e Nismës”, ka thënë ai përmes telefonit.

Nisma dhe AKR-ja sot nënshkruan koalicion parazgjedhor, përmes të cilit, krerët e dy partive u bënë thirrje edhe partive tjera të vogla që t’u bashkohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranvera Ejupi-Hajzeraj sot është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë…