Dardan Molliqaj: Gjykata Speciale është bërë për ta dënuar UÇK-në

18 maj 2022 | 11:34

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për shpalljen fajtorë për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, të cilët u dënuan me nga katër vjet e gjysmë.

Molliqaj përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Gjykata Speciale është bërë për ta dënuar UÇK-në.

“Aktgjykimi dënues ndaj udhëheqësve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë as me të vërtetën. Asnjëra nga këto nuk mund të vijë nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në. Nëse kjo Gjykatë është e Kosovës, atëherë ajo mundet dhe duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjakftohtë, dy krerët e veteranëve të luftës së UÇK-së e…